Policia e Lezhës ka bërë me dije se 6 persona janë arrestuar ndërsa 32 të tjerëve iu ëshë hequr patenta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në një deklaratë për shtyp, policia njofton se pesë prej tyre janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”.
Ndërkohë, janë vendosur edhe 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe 41 për përdorim të celularit, 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie.
Njoftimi i plotë:
Gjatë fundjavës, 32 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkolit.
6 shtetas të arrestuar e proceduar, nga të cilët dy të arrestuar në flagrancë për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore, dy të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur , një i arrestuar dhe një i proceduar për shkak të moshës për drejtim mjeti pa leje Drejtimi
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo mbajnë sende të jashtëligjshme në mjete, kanë shtuar kontrolle në të gjitha akset rrugore të qarkut Lezhë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar 6 drejtues mjetesh, pesë prej tyre të arrestuar në flagrancë dhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, konkretisht:
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• A. L., 21 vjeç dhe B. L., 30 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Këta shtetas ndodheshin pasagjerë në mjetin tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe kanë kundërshtuar me dhunë venien e masës administrative për drejtuesin e mjetit.
• E. K., 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E.A.,33 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
•M. Gj., 18 vjeç, banues në Laç, arrestuar në flagrancë dhe A. D., 16 vjeç, banues në banues në Lezhë, proceduar në gjendje të lirë pasi janë kap duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.
Janë pezulluar gjatë fundjavës 24 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi për drejtim jeti nën efektin e alkolit .
Janë vendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim të celularit , 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim të patentës.
Policia e Lezhës do vijojë të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në çdo aks rrugor të qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.