Arrestohet 18-vjeçari në Tropojë, aksidentoi për vdekje 12-vjeçarin

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tropojës arrestoji dje në flagrancë shtetasin me iniciale, M.C, 18-vjeç i cili dyshohet si autori i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Koçanaj-Bajram-Curri, ku u aksidentua për vdekje shtetasi i mitur F.P.

Dyshohet se ky shtetas aksidentoi  të miturin dhe më pas u largua menjëhërë nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ja deklarata e plotë e Policisë:

Identifikohet dhe kapet autori i dyshuar i aksidentit të ndodhur më datë 19.12.2018 në Tropojë, ku u aksidentua për vdekje shtetasi i mitur F.P. Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin; -M.C., vjeç 18, banues në Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në aksin rrugorë Koçanaj-Bajram-Curri, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin e mitur, F.P, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad