Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. I moshuari ishte duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një makinë.
I arrestuari është shtetasi Altin Doka 35-vjeçar nga Elbasan.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
• A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.