Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kreu i Hipotekës në Gjirokastër, Florion Taçi është vënë në pranga nga policia së bashku me një person tjetër, shtetasin Alban Memishaj.
Te dy personat dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente”, thote policia.
Kujtojmë që Florion Taçi ka qene ne kyre te Hipotekes nga viti 2019 – 2022.