“Serbia me ultimatum në Tiranë”- mediat serbe zbulojnë ‘misionin’ e Vuçiç në Samit

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat serbe kanë publikuar dhe kërkesën që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të bëjë në Samitin mes Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore që po mbahet këtë të mërkurë në Tiranë.

Sipas mediave vendase, Serbia do të jetë i vetmi vend i cili do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që do të miratohet.

Ende nuk dihet se si do të duket teksti i deklaratës në fund, por Serbia do të kërkojë që të hiqen nga deklarata:

Sanksionet për Federatën Ruse

Ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit

Ne tekst nuk duhet të thuhet vendet e rajonit, por Ballkani. Serbia e bëri këtë kërkesë për shkak të Kosovës, sepse Serbia kurrë nuk do ta quajë Kosovën “shtet”.
Mediat serbe nënvizojnë se Presidenti Vuçiç do të luftojë për çdo fjalë në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë janë dakord me propozimin.

Zjarr Tv Ad