A do të ketë ballafaqim me Vuçiç? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Kievi, do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës.

Kreu i Shtetit të Kosovës, teksa mbërriti në tapetin e kuq për të marrë pjesë Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve, u shpreh se gjithmonë e ka bërë kërkesën nga Kievi për njohjen e pavarësisë dhe se do të vazhdojë të bëjë.

E pyetur nëse do të ketë ballaqafim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po ashtu është pjesë e Samitit, Osmani u përgjigj se “kemi pasur gjithmonë ballafaqim”.

A do të kërkoni njohjen e Kosovës

Vjosa Osmani: Mbështesim ushtrinë e Ukrainës Sot në Samit do të flas për hapat konkrete që Kosova po i merr në këtë drejtim së bashku me aleatë dhe partnerë të tjerë. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës.

Këto janë çështje bilaterale, e kemi bërë gjithnjë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptim të plotë që Ukraina është në një gjendje të jashtëzakonshme, në një gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj.

Jam e bindur që ai do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës.

Do të keni një ballafaqim me Vuçiç?

Vjosa Osmani: Kemi pasur gjithmonë ballafaqim

Zjarr Tv Ad