Është arrestuar në Turqi “koka” e kartelit të drogës, Dritan Rexhepi. Lajmi u tha nga ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Yerlikaya, i cili bëri të ditur se është kapur kreu i kartelit të drogës me emrin “Kompanio Bello”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
Dritan Rexhepi është në kërkim nga autoritetet italiane dhe shqiptare për vepra të ndryshme penale, nga vrasje, trafik droge dhe rrëmbime.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur policia turke i rrethon vilën në Beylikduzu, Stamboll dhe e shtrin përtokë.
Ai kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Në një postim ministri Yerlikaya shkroi: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”.
“Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompanio Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, trafik armësh dhe municionit”, shkruan ai.
İstanbul’da düzenlenen "KARTEL OPERASYONU" ile İtalya ve Arnavutluk makamlarınca;
🟥 Kırmızı Bülten’le aranan ve Güney Amerika’dan Avrupa’ya uyuşturucu sevkiyatı yapan "KOMPANİO BELLO" isimli uyuşturucu Kartelinin lideri Dritan REXHEPI yakalandı❗️Aziz Milletimiz bilmesini… pic.twitter.com/4cbWMYNQgg
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 10, 2023