3 mijë burra të mbyllur në Shëngjin/ Çani ngre alarmin: Çmendet demi, do turren për s*ks

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për kampin e emigrantëve që do të ngrihet në Gjadër, në sajë të marrëveshjes me Italinë.

Çani tha në emisionin “Now mw Erla Mëhillin” se 3 mijë afrikanë nuk mund të mbahen mbyllur, ndërsa nënvizoi faktin se të gjithë emigrantët në kamp do të jenë meshkuj.

Ai theksoi se ata ose do të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, ose do të dalin dhe do të dalin të kërkojnë për femra.

“3 mijë veta nuk ka ushtri që i mban brenda ose pastaj është Guantanamo atëherë, është burg. Po nuk është burg do dalin ata, janë njerëz të lirë. Do dalin. E di pse? Se janë 3 mijë veta dhe janë 3 mijë burra, nuk do ketë as gra fare. Kjo është një çmenduri tjetër po ç’rëndësi ka.

Ata kanë dy mundësi, ose do bëjnë seks me njëri-tjetrin, ose do dalin të gjejnë ndonjë femër për të bërë diçka, nëse nuk janë homo, se mund të ketë edhe homo midis tyre, s’ka lidhje.

Duhet menduar edhe kjo, ore ku do venë ata njerëz dhe ju e dini se seksi dhe ushqimi janë dy nevoja të cilat… Për ushqim nuk duron njeri, po për seks mund të duroja disa kohë dhe vjen një moment që paf do turren. Çmendet demi”, nënvizoi gazetari.

Zjarr Tv Ad