ARRESTOHET në Itali ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

0
370
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane.

Bëhet me dije se Agim Kajmaku është arrestuar më 27 maj të 2022 në zonën e San Benedeto del Tronto me 20 kg kokainë.

“Report tv” raporton se ai është prezantuar Policisë Italiane si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës.

Kujtojmë që Kajmaku është në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, por si duket edhe pse në kërkim Kajmakun kjo nuk e ka ndaluar që të merret me trafikim të lëndëve narkotike.

Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga uniformat blu.

Fillimisht Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ishte në kërkim për këtë akuzë por nuk ishte kapur për shkak se kishte ardhur në Shqipëri.

Kajmaku e fshehu këtë në formularin e dekriminalizimit, por pas publikimit të fakteve u shkarkua nga detyra pak muaj pasi ishte bërë kryebashkiak i Vorës.

Edhe pse KQZ e shkarkoi, ai vazhdonte të ushtronte funksionin e tij, duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn dhe duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua më vonë.

Mbi Kajmakun rëndojnë 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Zjarr Tv Ad