Arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga këtë të martë pasi akuzohet për “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, 44-vjeçari rezulton se rreth orës 12:10 është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Sot, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se D. K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Gardës së Republikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Zjarr Tv Ad