Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një tjetër punonjëse, akuzohen për korrupsion (EMRAT)

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet.

Përveç saj mësohet se edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laura Shteto ka rënë në pranga.

Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Arrestimin e Joana Duros e paralajmëroi pak më parë dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, ku u shpreh se një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”.

Zjarr Tv Ad