Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Pogradecit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar “Odeon” në saje të të cilit janë sekuestruar 71 doza me lëndë narkotike kanabis, ndërsa është arrestuar dhe poseduesi i tyre.
Në pranga ka rënë Xhulian Haxhillari, 23 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr 3 në qytetin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Odeon”, si edhe gjatë kontrollit në banesën e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 71 doza, me bimë narkotike kannabis.
Sipas bluve, 10 nga dozat e drogës u gjetën në trupin e 23-vjeçarit, ndërsa 61 të tjera në banesën e tij.
Dyshohet se këto doza, shtetasi Xhuljan Hoxhallari, do t`i shpërndante në qytetin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.