Arrestohet shqiptari, goditi me thikë italianin

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar me precedent penal është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur me armë të ftohtë një shtetas italian.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta  në komunën e Montecchios në provincën e Ternit.

Automjeti me të cilin udhëtonte shqiptari është aksidentuar lehtë me automjetin e dy italianëve nga Napolit. Ngjarja ka degjeneruar në një sherr të dhunshëm fizik mes tyre e sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shqiptari i cili ishte në gjendje të dehur la goditur me thikë një prej tyre duke e plagosur në veshkën e majtë.

Shtetasi italianë është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari është vënë në pranga i akuzuar për plagosje të rëndë.

 

 

Zjarr Tv Ad