Arrihet marrëveshja në Gjermani, ky është Kancelari i ri që do pasojë Angela Merkel

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë pas 16 vitesh, Gjermania do të ketë një Kancelar të ri. Bëhet fjalë për Olaf Scholz, kandidati Social-Demokrat,  zyrtarisht do të drejtojë vendin pas Angela Merkel. Kjo ka ardhur  pas arritjes së marrëveshjes me partitë e tjera të koalicionit, që ishte i domosdoshëm për krijimin e qeverisë së re.

Mendohet Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm.  Scholz do të marrë më në fund drejtimin e vetëm të qeverisë gjermane, teksa pritet të përballet me krizën e koronavirusit, por edhe kriza të tjera si ajo me emigrantët në Bjellorusi dhe konflikti mes Ukrainës e Rusisë.

Por, kush është Olaf Scholz dhe çfarë lloj Gjermanie dëshiron të udhëheqë ai?

Përveçse është kandidati i SPD-së, Scholz është ministër i Financave dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë, post që ai ka mbajtur që nga viti 2018 në “koalicionin e madh” të formuar nga partia e tij me konservatorët e Angela Merkel. Scholz u tregua “dorëlëshuar” te politikat fiskale pas goditjes së vendit nga pandemia, duke argumentuar se rregulli fiskal i Gjermanisë në vitet e mëparshme kishte krijuar mundësitë dhe hapësirën për të shpenzuar.

Gjermania nisi një paketë stimulimi të brendshëm me vlerë 130 miliardë eurodhe Ministria e Financave e Scholz luajti rol të rëndësishëm në shtyrjen e planit të rimëkëmbjes së BE-së prej 750 miliardë eurosh. Megjithatë, ai dëshiron që Gjermania të rivendosë frenimin e borxhit, i cili kufizon shpenzimet e deficitit në vitin 2023 dhe është kundër lehtësimit të rregullave fiskale të BE-së, siç dëshiron Italia dhe Franca.

Scholz është një nga politikanët më me përvojë të Gjermanisë. Një njeri i besuar i Gerhard Schroder, kancelarit të fundit të SPD-së, në fillim të viteve 2000, Scholz vazhdoi të merrte përgjegjësi në nivelet e kabinetit dhe në nivel rajonal.

Tiparet e tij personale janë të thjeshta: pragmatik, i qartë. “Unë jam liberal, por jo budalla”, tha ai dikur për ligjin dhe rendin dhe protestat, ndërsa nuk në festën e largimit nga drejtimi i bashkisë së Hamburgut nuk u shërbye alkool. Në fillim të viteve 2000 ai u quajt “Scholz-o-mat” për sjelljen e tij robotike.

Zjarr Tv Ad