Banorët e Laprakës në protestë: Nuk do të lejojmë të prishen shtëpitë tona, ejani bisedojmë dhe gjejmë gjuhën e përbashkët!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditen e sotme banorët e Laprakës kanë dalë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim me çmimin e referencës për shtëpitë e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

“Fax News” sjell pamjet teksa shihet që banorët në shenjë proteste bllokojnë rrugën për rreth 1 orë. Si pasojë e bllokimit të rrugës automjetet kanë formuar radhë të gjata. Një prej banorëve të zonës i ka kërkuar autoriteteve që të zhvillojnë bisedime për të arritur një marrëveshje, në të kundërt nuk do të lejojnë që të prishen shtëpitë e tyre.

“Nuk jemi ne personat që e kanë pushtuar këtë zonë, kemi ndërtuar sipas ligjeve të kohës. Kemi shkuar në mini bashki dhe kemi pyetur ku i bie unaza dhe kemi zhvilluar pronën dhe bizneset. Unaza pastaj ndryshoi, nuk i cuam ne, nuk i ndërtuam ne gjurmët e unazës por erdhi mbi banesat tona. Projekti do të zhvillohet të ecë përpara Tirana por jo me këtë çmim, ju jemi drejtuar më shumë se një herë autoriteteve duke filluar nga ARSH, ministrit të infrastruikturës, kryeministrit Rama dhe kadastrës përse i kanë lënë gjërat zvarrë deri në këto momente. Këtu në këtë zonë bashkia ka caktuar çmimin e referencës dhe duam që cdo banesë me ose pa legalizim të trajtohet e barabartë me gjithë banesat e tjera. Nuk pranon askush nga ne banesë sociale, apo bonos qeraje për dy vite dhe më pas na leni në rrugë. Këtu kemi bërë investimin e një jete dhe njerëzit nuk do të pajtohen. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të shemben banesat. Eja ulemi gju më gju me ne dhe gjejmë një marrëveshje dhe pastaj le të përfundojë unaza. Ne kërkojmë cmim reference kaq duam”, tha banori.

Zjarr Tv Ad