Arrihet marrëveshja Rusi-Turqi

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord që të koordinojnë operacionet tokësore në Siri pas lajmit për tërheqjen nga vendi të trupave ushtarake amerikane. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ky i fundit tha se marrëveshja tregon se si delegatët e ushtrisë së Moskës dhe Ankarasë do të vazhdojnë të koordinojnë lëvizjet në terren sipas kushteve të reja me objektivin për të zhdukur kërcënimet terroriste në Siri.

Krerët e diplomacisë dhe të mbrojtjes të të dyja vendeve u takuan në Moskë, menjëherë pas lajmit për hyrjen e ushtrisë siriane në sektorin e Minbij, të kontrolluar nga kurdët. Një zhvillim shumë i rëndësishëm ky për Ankaranë e cila e konsideron zonën si thelbësore në luftën kundër militantëve kurdë dhe grupeve të lidhura me ta. Turqia nuk është shumë dakord me vendosjen e trupave qeveritare siriane në këtë zonë, ndërsa Kremlini e mirëpriti duke e cilësuar si një pasojë logjike të rekuperimit të sovranitetit sirian.

Ndërkohë grupi i parë i ushtarëve amerikanë është larguar nga Siria pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramo për tërheqjen e tyre. Lajmi u konfirmua nga agjencia turke e lajmeve Anadoll, e cila citon agjencinë ruse të lajmeve Tass. Sipas Anadoll, të premten të paktën 50 ushtarë kanë lënë armët dhe municionet në provincën siriane Al-Hasakah dhe u drejtuan për në Irak.

 

Zjarr Tv Ad