Arrogant dhe i pamëshirshëm/ Vuçiç poshtëron live dhe largon nga puna Drejtorin e Elektroekonomisë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka poshtëruar publikisht gjatë një live-i Drejtorin e Elektroekonomisë, Milorad Grçiç. Vuçiç i është drejtuar atij me tone të ashpra duke e pyetur se përse nuk e ka njoftuar se ka pasur një zjarr të vogël në bllokun e termoelektranës.

Kur Grçiç i është përgjigjur se nuk ka dashur ta ngarkojë me gjëra dhe se puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, Vuçiç ka vijuar të ngulë këmbë se është dashur që ai të njoftohet dhe më pas i ka kërkuar që të stabilizojë gjendjen me rrymë para Vitit të Ri.

Në fund Vuçiç i është drejtuar me një ton arrogant duke i shprehur: “Stabilizo gjendjen, pastaj gjej një punë tjetër”.

Zjarr Tv Ad