Arta Dade komenton protestën e Berishës: Të mos e shesë veten si patriot se historia nuk e nxjerr mirë me Kosovën!

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja socialiste Arda Dade, duke komentuar protestën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha thotë se atij nuk i ka hije që ta shesë veten si patriot. Sipas Dades, historia nuk e nxjerr mirë Berishën me Kosovën sepse ka shkelur embargon për naftë dhe fishekë.

Tubimin që Berisha thirri sot në Tiranë e shikon si një provë që Berisha të tregoi se ka mbështetje pas shpalljes non-grata.

“Nuk i shkon Berishës të dalë e ta shesë veten si patriot. Ka pasur momente që Berishën historia nuk e nxjerr mirë në raport me Kosovën. Fishekët shqiptarë të çuar përmes Bullgarisë në Bosnje. Ka momente që Berisha nuk i ka bërë nder çështjes së Kosovës.

Mitingu i sotëm ka të bëjë me çështjen ku ndodhet Berisha, për të treguar se ka mbështetje. Jam në favor të procesit të Berlinit. Shtimi i nismave dhe mbivendosja e tyre nuk është gjë e mirë, por s’mund të kalojmë në ekstrem e të themi që Kosova është vendosur në darë”, tha politikania Arta Dade në emisionin “DREJT”.

Zjarr Tv Ad