Artan Hoxha: Basha nuk e mendoi se çështja “Toyota Yaris” do hetohej nga belgët

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme se kryedemokrati Lulzim Basha nuk e kishte menduar kurrë se çështja “Toyota Yaris” do të hetohej nga prokurorët belgë.

Sipas tij, Basha e çoi akuzën drejt një grupi, i cili nuk ka lidhje fare me paratë që po vinin dhe përmendi Elbasanin për ta lidhur grupin me Taulant Ballën dhe më pas me qeverinë.

“Ai e çoi akuzën drejt një grupi, i cili nuk ka lidhje fare me paratë që po vinin. Pra ai e çoi diku ku ngjarjet po zhvilloheshin politikisht. E çoi në Elbasan që ta lidhte me Ballën, dhe nëpërmjet Ballës ta lidhte me qeverinë. Duke pasur parasysh se si funksionon Basha edhe për ngjarjet tjera, gabimi i tij është se nuk ka menduar që kjo çështje mund të përfundonte në hetim të autoriteteve belge. Basha ka kujtuar se është si këto historitë në Shqipëri që mbyllen këtu”, u shpreh Hoxha në Euronews Albania.

Ai shtoi se fakti që po kembngulin tek Basha do të thotë “se ka një cështje sensitive që i shqetëson prokurorët”.

Zjarr Tv Ad