Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk ka qenë Lulzim Basha ai që ka telefonuar policinë për të ndërhyrë në protestën e 9 Janarit, por Gazment Bardhi.
Hoxha tregoi se përveç Bashës, në mbrojtje nga Garda është marrë edhe Enkelejd Alibeaj, për shkak se është edhe nënkryetar i Kuvendit.
“Policia e shtetit cakton një zyrtar i cili quhet pika e kontaktit që e njeh mirë dhe është në gjendje ta lexojë situatën. Personi i parë që ka kërkuar ndihmë ka qenë Bardhi. Ndihma është kërkuar që kur dera e brendshme ka filluar të dobësohet. Që në atë moment ka kërkuar ndihmë, mirëpo policia se shikonte dot se çfarë ndodhte brenda dhe se vlerësonte dot sa e rrezikshme ishte situata.
Policia është vonuar sepse nuk e shihte dot situatën, garda ishte në kat të dytë dhe se shihte po ashtu derën. Të vetmit persona të armatosur kanë qenë punonjësit e gardës. Unë po them të verifikuar. Ndërhyrja e policisë është bërë kur tokmaku shembi derën”, tha ai.