Përplasje në emision mes Markut dhe Këlliçit/ Pedagogu: Dërguat njerëz për të eleminuar…

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu Mark Marku dhe deputeti Belind Këlliçi janë përplasur mbrëmjen e sotme në “Opinion” teksa diskutonin pë protestën e 8 Janarit.

Marku akuzoi Berishën dhe njerëzit që e mbështetën se dërguan në seli njerëz për të vrarë ata që ishin brenda, ndërkohë që Këlliçi e ka kundërshtuar. Deputeti u shpreh se Basha ka uzurpuar selinë dhe ka 4 muaj që thotë se nuk ka krizë në PD.

Pjesë nga debati:

Këlliçi: Ngjarja po shitet sikur u mblodhën protestuesit dhe donin të sulmonin selinë. Absolutisht jo.

Marku: Po çfarë është?

Këlliçi: Sot ke një njeri që ka uzurpuar selinë

Marku: A e ke hedh në gjyq? Prisni të bëhet gjyqi. Pse i futët njerëzit me i vrarë

Këlliçi: Ka 4 muaj Basha që thotë se nuk ka krizë në PD.

Marku: Me këtë zgjidhët krizën ju? I vutë një njollë PD-së. Të vjen turp që je shqiptar me këtë që bëtë ju.

Këlliçi: Nuk e bëme ne

Marku: Të keni turp. Merren e hidhen hunj e lopata e tulla mbi kolegë

Këlliçi: Nuk njihni asnjë vullnet

Marku: Keni bërë me turp të gjithë. Aty ishin 800 vetë. Nuk futen në seli me varre

Këlliçi: Kam gjetur të vjedhur zyrën time para 1 muaji

Zjarr Tv Ad