8 orë mbledhje e jashtëzakonshme, Kryesia “u bën dalje” anëtarëve të Rithemelimit

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Të njëjtin fat kanë dhe disa nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë.

Pas 8 orësh mbledhje të jashtëzakonshme në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës, Kryesia e PD ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një prej tyre lidhet me protestën e thirrur nga Sali Berisha në datë 8 Janar, ku u tentua marrja e selisë së PD por plani dështoi.

Mbledhja filloi pasditen djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët që të mos dilnin informacione në media dhe diskutimet kanë vijuar normalisht.

Kryesia e Partisë Demokratike, një nga strukturat më të larta të partisë, ka vendosur dhe përjashtimin nga kjo forcë politike të shtatë (7) anëtarëve të Grupit të Rithemelimit, i cili supozohej të merrte në dorë drejtimin e PD pas Kuvendit të 11 dhjetorit, të Sali Berishës.

Ish-kryeministri dhe lideri histrorik i PD është përjashtuar i pari. Më parë, ai është përjashtuar dhe nga çdo mundësi vendimmarrje në parti, përmes një mekanizmi që u fut në statut, që personat e shpallur “non grata” të mos kishin asnjë rol në PD.

Emrat e 7 anëtarëve që tashmë nuk janë më pjesë e PD, sipas Kryesisë:

Bujar Nishani

Flamur Noka

Albana Vokshi

Edmond Spaho

Arben Ristani

Klevis Balliu

Keltis Kruja

Në mbledhjen e nisur pasditen e djeshme rreth orës 19.00 dhe që ka përfunduar në 03:30 të mëngjesit të sotëm, është vendosur që të pezullohen 21 anëtarët e tjerë të Grupit të Rithemelimit, i cili në total ka 29 persona. Por Berisha dhe 7 të tjerë janë përjashtuar përgjithmonë.

Pritet që ky vendim i Kryesisë t’i kalojë më pas për miratim Këshillit Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike.

21 anëtarët e tjërë të Grupit të Rithemelimit që janë pezulluar nga PD, sipas Kryesisë:

Agron Shehaj

Aldo Bumçi

Belind Këlliçi

Blendi Himçi

Çlirim Gjata

Edit Harxhi

Edi Paloka

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Evi Kokalari

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Genti Strazimiri

Grigels Muçollari

Ivi Kaso

Ledina Mandia

Luan Baçi

Lorenc Luka

Mimoza Hadarmataj

Oerd Bylykbashi

Tritan Shehu

Zjarr Tv Ad