Artan Hoxha nxjerr foton e pazakontë nga fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka qenë vetë dje i pranishëm me sa duket në stadiumin “Air Albania” ku koalicioni “Bashkë fitojmë” hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Duke publikuar një foto nga stadiumi, Hoxha shkruan se sot droni stratosferik nuk mund të thotë se ishin 2 mijë apo 3 mijë vetë. Por nga ana tjetër as marshalli nuk mund të thotë se kishte 100 mijë. Sipas gazetarit, kanë qenë 22 mijë persona në stadium.

“Sot, as droni stratosferik tërësisht i “pavarur” nga televizionet e dashuruara marrëzisht me qeverinë, e sidomos me bashkinë e Tiranës (Syri i Majtë, Syçka e Puljas, të Dalçin Sytë, etj), nuk thotë dot se në stadium janë vetëm 2000-3000 veta…

As “marshalli”, nuk mund të thotë se kishte 100 mijë apo 150 mijë opozitarë në” Air Albania”…

Të paktën për një gjë jemi të sigurte, sot në stadiumin kombëtar, opozita ka mbledhur plot 22 mijë njerëz..

Për të tjerat, kampionati vazhdon…”, shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad