Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të fortë teksa thotë se shumë shpejt do të ketë një arrestim të bujshëm që pritet të ndodhë brenda këtyre ditëve nga SPAK dhe të gjitha shigjetat duket se të çojnë të ish-kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë me ironi se lajmin pritet ta japë vetë kryeministri Edi Rama, njëjtë siç bëri dje me rastin e arrestimit të sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i Hoxhës:

Mbani frymen njerez….

Duke pritur kryeministrin, te paralajmeroje nje lajm bombe, nje super arrestim te SPAK…

Besoj do ta kete lajm ekskluziv??!!

Eshte nga “te vetet”, nga ata qe “vjedhin dardha” pas shpines se komandantit…

Ka plasur konkurence e madhe per keto lajmet bombe.

Vate dhe ky zanati yne, tani qe perveshen menget KETA te medhenjte…

Deri para pak kohesh, konkuronim vetem me qytetarin digital te Marshallit.

Tani konkurenca eshte bere e ashper fare, me futjen në tregun e “lajmeve te hazerta” dhe te Padishaut dora vete…

Mos na zhgenje komandant…

Kete lajmin e fundit edhe “çunat” ne Dubai kane 24 ore, mezi po e presim te na e thuash…

Zjarr Tv Ad