Artan Hoxha zbulon të pathënat/ Si donin ta vrisnin me dron Ervis Martinajn

0
549
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme ne Opinion se si grupet kundërshtare tentuan t’i bënin atentat me dron Ervis Martinajt, bossi të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit të 2022-shit.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se Martinaj bleu shtëpi pranë asaj të kryeministrit Edi Rama për t’u ndjerë më i sigurt, për shkak se banesa e kreut të qeverisë rrethhj nga Garda e Republikës.

Ai deklaroi se kjo ia bëri më të vështirë vlonjatëve atentatin, që synonin ta bënin me anë të një droni.

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisjonin “Opinion”, në TV Klan. Teksa po fliste për zanafillën e ngjarjeve kriminale në Shqipëri dhe arrestimet e SPAK, Hoxha u ndal edhe në një episodë të Ervis Martinaj. Gazetari tregon se si Martinaj shkoi pranë vilës së kryeministrit Rama, për të përfituar nga siguria dhe nga mbrojtja e tij.

Elvis Martinaj shkon e blen vilën në Surrel ngjitur me kryeministrin. Dhe për shkak të sigurisë që Garda e Reublikës ka për kryeministrin e Shqipërisë, ai shkoi atje ngjitur. Pra, ai e bleu për siguri, pra ai donte nga siguria që i ofrohej kryeministrit. Rruga sigurohej se kalonte kryeministri. Të dy ata lëviznin me ekskorde. Katër makina kishte Rama , katër ose pesë makina kishte Martinaj. Ka qenë një moment, se atëherë rruga ka qenë e ngushtë , makina të blinduara, me armë brenda, pasi i kishin me leje se ishin bizesmen. Dhe vendosja e tij ngjitur me vilën me banesën e kryeministrit, i jepte atij siguri nga shteti, prandaj nuk i afroheshin dot. Ndërkohë Garda e shikonte Martinajn si kërcënim.

Tani Dukët nuk i afroheshin dot , se ishte Garda, sepse po ruante personalitetin. Dhe në këto kushte , meqenëse ai po rrinte aty dhe ata e kishin të vështirë t’i afroheshin, dhe që t’i afroheshin Ervis Martinajt, porosisin një dron. Dhe i thotë, droni dua të mbajë një peshë prej 12 kg. E blejnë dronin, dhe donin t’ja conin sipër shtëpisë. Por duke qenë Garda aty, ajo ka sinjalizues, ka bllokues valësh dhe droni rrëzohet. Pastaj Garda mund ta shikonte dronin dhe ta qëllonte. Ata kane studiuar versionin që ta çojne natën, por prezenca aq afër e kryeministrit mund të çonte në një tërmet.

Zjarr Tv Ad