Artur Zheji: Opozita nuk ka forcë, kjo është një analizë që më dhemb

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji tha në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ndjen dhimbje për situatën ku ndodhet sot opozita shqiptare. Zheji tha se sot nuk kemi një opozitë që të prekë palcën e sensibilitetit të shoqërisë dhe ajo nuk ka forcë që të çojë njerëzit në protestë.

“Ka një gjë që nuk mund ta fshehim dot. Opozita nuk krijon dot protesta të fuqishme, nuk bind, nuk motivon popullin që të dalë me mijëra e mijëra njerëz që të thonë: ‘Vox Populi, vox dei” (Zëri i popullit, zëri i Zotit). Nuk është puna e regjimit. Populli francez është çuar edhe kur ishte monarkia absolute. Populli çohet gjithmonë, kur preket palca e ndjeshmërisë së tij. Ne nuk kemi një opozitë që të prekë palcën e sensibilitetit të shoqërisë. Atëherë çfarë bëjmë? Gjejmë një teatër të vogël, që është teatri parlamentar dhe aty bëhet një luftë legjitime, por që i jep mundësi Ramës që të thotë se në këto kushte të jashtëzakonshme, unë do të kaloj buxhetin dhe këto janë deja-vu të bëra.

Dëgjova zotin Noka se dalëngadalë do të dalin në bazë dhe do të mbledhin energjinë, energjinë që nuk është. Them se po të ishte bërë që në fillim një analizë e 25 prillit, të ndahej shapi nga sheqeri, të mos mos fshiheshin dobësitë, të flitet vërtetësisht me njerëzit, të dalë ku të dalë se më keq s’ka ku të shkojë.

Unë mendoj se kjo është dramë e madhe komunikimi dhe opozita djeg ndonjë karrike nga parlament, por jo zemrën e popullit. Nuk ka forcë. Forca është sa je ti që të çosh njerëzit. Këtu është vrarë ajo shpresa. Se si ringjallet shpresa… Nëse mendoni se keni dështuar me Lulzim Bashën, personi kryesor që ka dështuar me Bashën është Sali Berisha. Nuk mundet që ai që e solli, që e kishte djalë shpirtëror, nuk ka dështuar.

Është një analizë që më dhemb, është dhimbje”-tha Zheji.

Zjarr Tv Ad