Artur Zheji ka folur për zgjedhjet lokale dhe fushatën e Partisë Socialiste, e cila u hap në Sheshin Skënderbej me mbjellje pemësh.
Zheji tha se Rama dhe mazhoranca nuk kanë nevojë të harxhojnë energji të tepërta, për shkak se kundështari është i përçarë, ndaj edhe fushatën e ka marrë thjeshtë!
“Mendoj se në 2017, kishte një situatë shumë të favorshme Rama dhe tha dua vetëm një timon dhe tepsi.
Në formë janë metafora që populli i gjërë votues, kur i thua dua timon dhe tepsi, se do hani edhe ju në tepsi, e kupton. Kur thotë fushatë e gjelbër, më duket shume e elaboruar.
Përballë ka një opozitë të përçarë, jep mesazhin që opozitari i bie fizarmonikës dhe fyellit.
Pak a shumë po thonë nuk kemi nevojë për të shpenzuar sepse bashkia është e marrë, nuk ka nevojë për të harxhuar energji për të rikonfirmuar në bashkitë kryesore njerëzit e vetë. E merr thjeshtë sepse e mendon të thjeshtë.
Mendoj se është harxhim energjie propocionale në përputhje me atë që ke përpara.
Nëse ke përpara mamuth ose luan, harxhon energji të tjera. Nëse kë përballë një faktor të përçarë, nuk vjen me kompaktësi”, tha Zheji.