Asfaltime rrugësh në Tiranë/ Projekt 8.5 milionë euro për 11 njësi administrative! Çfarë thuhet në relacion

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrugë që ndodhen në 11 njësitë administrative të kryeqytetit dhe në lagjet 12,13 dhe 14 do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve përmirësuese që do të synojnë sistemimin e asfaltit.

Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e një procedurë me vlerë 1 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 8.5 milionë euro që do të jetë në dispozicion për këto ndërhyrje.

Referuar relacionit teknik edhe pse nuk jepen saktësisht rrugët ku do të shtrihet ndërhyrja thuhet se projekti ka ardhur si efekt i kërkesave dhe ankesave të njësive administrative por dhe qyrktarëve për segmente të caktuara.

Ideja e projektit është që të përzgjidhen akset më problematikë për ndërhyrjen dhe kjo të përshtatet me fondin në dispozicion.

“Nisur nga kërkesat e Njësive Administrative, nga ankesat e qytetareve si dhe nga inspektimet e Drejtorisë se Planifikimit te Punëve Publike, janë evidentuar rrugë të cilat kanë nevojë për ndërhyrje në shtresat asfaltike, si dhe riparime të pjesshëm të shtresave të tjera”, thuhet në relacion.

Dokumenti saktëson se zbatimi i këtyre projekteve ka si qëllim të përmirësoje qarkullimin e automjeteve, njerëzve dhe të rrisë sigurinë e lëvizjes.

“Bazuar në kërkesat e Njësive Administrative, Drejtoria e Planifikimit të Punëve Publike ka përgatitur sasi në m2 paraprake të rrugëve në Njësitë Administrative nga 1-11 dhe Lagjet 12-14, në të cilat parashikohet të ndërhyhet për rritjen e qëndrueshmërisë së tyre.

Bazuar ne fondin e parashikuar, planifikimi i ndërhyrjeve për çdo njësi do të bëhet hap pas hapi, duke vlerësuar rrugët më problematike, nisur nga rëndësia që kanë. Rrugët që kanë fluks të lartë lëvizje si të mjeteve dhe të këmbësoreve, që përdoren nga linja të transporti publik, që janë pranë objekteve arsimore, shëndetësore”, thuhet në relacion.

Financimi është siguruar nga buxheti i vetë Bashkisë së Tiranës teksa operatorët e interesuar do të duhet të paraqiten brenda datës 11 nëntor. Kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër do të jetë për dy vite nga momenti i nënshkrimit./Monitor

Zjarr Tv Ad