Hapet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, ja kur nis afati për pranimin e kandidaturave

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Partia e Lirisë, në një deklaratë për median, ka ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese në Partinë e Lirisë.

Bëhet me dije se kandidaturat mund të pranohen duke nisur nga kjo e premte e 14 tetorit, deri më 24 tetor. Ndërsa më 29 tetor është caktuar të mbahet Konventa Kombëtare e PL-së.

Deklarata e plotë e Partisë së Lirisë për hapjen e proceseve zgjedhore brenda partisë:

Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor.

Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022.

Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.partiaelirise.al.

Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.

Zjarr Tv Ad