Ashpërsohet përplasja në distancë Meta-Basha, Presidenti nxjerr videon e vitit 2015

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ashpërsuar tonet me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, teksa ka risjellë në vëmendje një deklaratë të tijën bërë në vitin 2015.

Në këtë deklaratë, kur Meta ishte në aleancë me PS-në dhe ishte në rolin e kryetarit të parlamentit, Presidenti deklaron se Basha është i vetmi lider opozite që kërkon largimin e kryetarit të parlamentit dhe jo të kryeministrit.

Sipas Metës, e gjithë ‘meria’ e Bashës kishte të bente me faktin që Meta respektonte shumë të gjithë demokratët në Parlament por kryesisht Sali Berishën.

Postimi i Metes

Të dashur miq,

Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes.

Meta në videon e 2015: Lidhur me risitë dhe ccuditë që po sjell në politikën shqiptarëe, kryetari i PD-së z.Basha nuk ka nevojë të jap sqarime. Është i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit si në ccdo vend të botës, por kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit. E kuptoj kush është arsye. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që tregoj ndaj liderit historik ndaj zotit Berisha. Të jeni të bindur që do të dëgjoni ccudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë  Meta-Meta dhe opozitës së pafajshme Basha-Rama

Zjarr Tv Ad