Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në një prononcim për mediat dhënë gjatë mesditës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, tha se projekti i “Unazës së Re” nuk është anuluar. Në këtë formë, ajo i dha fund aludimeve mbi projektin në fjalë.
“Arsyeja pse po komunikoj me ju sot që është që dua t’i japë fund aludimeve mediatike mbi projektin e Unazës së Re”. Projekti është i përmirësueshëm, dhe jo i anulueshëm.
Procesi i shpronësimeve është sipas ligjit. Familjet në mes të katër rrugëve, qoftë edhe kur nuk e kanë një dokument, nuk do të lëmë. Loti i tretë do të këtë tryezë me specialistë me Bashkinë e Tiranës. I kam kërkuar ARRSH që të përgatis një garë të jetë live, para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha ajo.