‘Asnjë fjalë për genocidin serb’/ Harxhi: Qëndrimi alla Enver-Tito i Ramës, dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi ka reaguar pas fjalimit të djeshëm të Edi Ramës në Strazburg, ku nuk nguroi të sulmojë BE-në, por nga ana tjetër nuk tha asnjë fjalë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Show i djeshëm në Strasburg ishte në tërësi i organizuar për të mbuluar skandalin e mos miratimit të rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë në qershor 2022 të propozuar nga Partia Demokratike, për njohjen dhe dënimin e genocidit Serb në Kosovë. Ky turp nuk i ndahet Edi Ramës!

Ai as në fjalën e tij të mërzitshme dhe diplomatikisht jo-korrekte nuk përmendi në asnjë çast genocidin serb në Kosovë.

Për të miratuar rezolutën e Dick Martit, në atë kohë qeveria e Shqipërisë ku edhe une kam qenë pjesë,  është konsultuar ngushtë me qeverinë e Kosovës dhe pikërisht ka marrë miratimin e Z. Thaçi për të votuar pro rezolutës dhe për të treguar se ne nuk fshihemi dhe nuk fshehim kurrëgjë dhe jemi ballëlartë për luftën çlirimtare të Kosovës.

  1. Rama si një mediokër në politikë të jashtme, i nxitur nga dëshira për të ndihmuar mikun e tij Vucic, nuk dëshiron ta kuptojë se problemi kyç qëndron tek votimi në vitin 2015, i ligjit për ngritjen e Gjykatës së Posaçme nga ana e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Show i djeshëm me qëndrimin alla Enver-Tito, të Kryeministrit, fjalimi i tij oriental në shkrim dhe shije, si dhe përgjigjet e tij prej “kulleri” ( garipi) ndaj eurodeputeteve, i kanë bërë një dëm shumë të madh Shqipërisë dhe veçanërisht Kosovës në pranimin e kësaj të fundit në Këshillin e Europës pas aplikimit të bërë disa muaj më parë.

Jam e sigurt se dje Z. Rama duhet të ketë qenë mjaft i ngarkuar emocionalisht pas një takimi aspak të lehtë në Ankara, ku fatkeqësisht e ka vënë veten dhe vendin në pozicionin e një nxënësi të dobët por të bindur para ”mësuesit” të tij. Ka kohë që Ankaraja nuk e përfill më, por e sajdis me lëmoshë! E mjera Shqipëri!!!

#shqipërianërrezik

Zjarr Tv Ad