‘Ata që humbën janë himariotët, vullneti i të cilëve u përdhos rëndë’

0
361
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Të gjithë, me përjashtim të Himarës. fituan.

Rama hoqi qafe Fredi Belerin, me dhunë por e hoqi qafe. Beleri e sfidoi burrnisht. Fitoi zgjedhjet, megjithëse u paraburgos dhunshëm e pa ligj. Pra, me vota nuk e hoqi dot.

Tashmë e ka rrugën e lirë të shpallë zgjedhjet atje dhe të mbyllë teatrin e emërimeve idiote.

Beleri, ndonëse me kosto të lartë personale, hoqi qafe pushtetin abuziv që iu sul keq dhe shumë keq. Ai sot është deputet europian. Nuk besoj se Shqipëria politike e Ed Ramës do ketë luksin të vijojë të mbajë në burg një deputet europian. (Ç’a s’bën vaki xhanëm, por nuk besoj..)

Micotaqis dhe Rama hoqën qafe njëri-tjetrin nga përplasjet virtuale. Besoj miqësia e tyre ka mbaruar.

GJKKO tani ka në tavolinë një shkak madhor për ta mbyllur këtë budallëk të sajuar trashë dhe shumë trashë ndaj Fredi Belerit. Mesaduket Kushtetuta dhe ligjet e Republikës nuk mjaftuan deri më tani për ta pushuar një gjykim të sajuar politikisht!!!

Ata që humbën janë himariotët, vullneti i të cilëve u përdhos shumë rëndë.

A do arrijnë ta shprehin këtë përdhosje në votimet e ardhshme, mbetet për t’u parë. Por shembulli që ata përjetuan kur iu vodh vullneti me dhunë ishte dhe mbetet më i keqi.

****
Besoj se edhe shqiptarët që presin ende letrat greke nuk do kenë ditë më të mira, për fat të keq. Politika e shtetit të tyre ka hallin e vet këto kohë…

Zjarr Tv Ad