Ata që refuzojnë vaksinën, do të pezullohen për 8 muaj nga puna…

0
995
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e shëndetësisë, në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, do të pezullohen nga puna për 8 muaj, nëse ata refuzojnë të bëjnë vaksinën.

Giovanni Belloni, një mjek në provincën e Pavias dhe Presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekëve, ka dhënë këtë mendim, pasi ka pasur anëtarë të stafit në Pavia, që kanë dalë kundër vaksinës.

“Ne duhet të bëjmë një dallim mes atyre që nuk duan të vaksinohen për arsye të caktuara shëndetësore, si prezenca e tumorit. Ata do të pezullohen nga puna, por do të paguhen. Ndërsa të tjerët që refuzojnë vaksinën, do të pezullohen nga puna për 8 muaj dhe nuk do të paguhen” , ka thënë Belloni, në një intervistë për “Repubblica”.

Deri para disa ditësh, në provincën e Pavias, vetëm 40% të punonjësve të shëndetësisë, ishin pro vaksinës. Profesori ka shpjeguar rëndësinë e vaksinimit, duke thënë se; është e domosdoshme për të ndikuar në uljen e rasteve.

Zjarr Tv Ad