Atentat me armë në Tiranë, dy persona qëllojnë një 46-vjeçar

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agim Hida, një 46-vjeçar me banim në zonën e Bathores në Tiranë, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se dy persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Hidës dhe janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores dhe shtetasi Agim Hida ndodhet në spital, pasi plumbat e kanë kapur në këmbë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad