Atentati ndaj pronarit të marketit në Vlorë, arrestohet i shpalluri në kërkim

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person i shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj pronarit të një marketi në Vlorë, është vënë në prangat e policisë.

I dyshuari është L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u vu në pranga gjatë kësaj të marte.

Ndalimi i tij u bë mbi bazën e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Vlorës, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

50-vjeçari akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 6 gusht 2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, L.B., dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.

Pak kohë më parë u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, Fatjon Aliraj 31 vjeç.

Zjarr Tv Ad