Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela).
Sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, janë paguar 80 mijë euro për të vrarë aktorin e njohur.
Policia ka arrestuar porositësin, ekzekutorin dhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë krim.
Ekzekutori është Shkëlzen Buci nga Peshkopia dhe një bashkëpunëtori i tij.
https://www.dailymotion.com/video/x5ufxwk
Pjesë nga deklarata e Ardi Veliut:
Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal.
Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).
Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes.
Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjesëtar aktiv i këtij grupi kriminal .
Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.
Materialet në ngarkim të këtyre personave do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.