Atentatori i Papës, Ali Agca zbardh sekretin e adoleshentes së zhdukur në Vatikan

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Mehmet Ali Agca, atentatori turk i cili 13 maj 1981 plagosi me dy plumba pistolete Papa Gjon Palin e 2, në sheshin Shën Pietro në Vatikan, me një letër të hapur drejtuar medies ndërkombëtare ka zbardhur versionin e tij mbi zhdukjen misterioze të adoleshentes italiane Emanuele Orlandi, vajza e një punonjësi në Prefekturën e Vatikanit, e cila prej 36 vitesh është shpallur në kërkim.

 “Emanuela Orlandi, shkruan Ali Agca, është gjallë e mirë prej 36 vitesh, e as nuk është dhunuar, përkundrazi është trajtuar mjaft mirë.”

Sipas Ali Agca, Emanuela Orlandi nuk është sekuestruar por është viktimë e një intrige ndërkombëtare për motive fetare e politike të lidhura me sekretin e tretë të Fatimës.

Ali Agca, këtë letër publike e ka shpërndarë përmes avokatit mbrojtës ku thekson se “Vatikani nuk ka gisht në këtë intrigë ndërkombëtare”.

Ai bën përgjegjës shërbimin sekret amerikan CIA , të cilin e fton publikisht të zbardh dokumentet  që vërtetojnë intrigat ndërkombëtare në vitet ’80.

Kam dhe gjëra të tjera për të thënë , por për momentin limitohem e mjafton me kaq”, mbyll ai letrën e tij.

Emanuela Orlandi, vajza e një shitësi në Prefekturën vatikanase u zhduk në mënyrë misterioze më 22 qershor 1983.

Mbetet një nga ngjarjet më të mistershme italiane, e cila gjatë këtyre viteve ka përfshirë në hetime Vatikanin, shtetin italian, bandën famëkeqe të Maglianës, shërbimet sekrete të disa vendeve, Institutin e veprave fetare, Bankën Ambroziane të Vatikanit. etj.

Pak ditë pas zhdukjes së saj, më datë 8 korrik 1983 në sallën mediatike të Vatikanit mbërrin një telefonatë ku zëri i një burri me theks amerikan kërkon lirimin  brenda datës 20 korrik 1983 të Ali Agca i arrestuar dy vite më parë për atentatin kundër Papa Gjon Palit të 2 me  kusht dorëzimin e Emanuela Orlandit që sipas tij ishte sekuestruar.

Më 17 korrik investiguesit marrin në zotërim një shirit audio  me kërkesën e shkëmbimitt të Ali Agca me Emanuela Orlandin, Që prej 1983 e deri më sot çdo përpjekje për komunikim, çdo sinjalizim apo tentativë për gjetjen e saj kanë dështuar,

Pak ditë më parë më 11 korrik Vatiakni urdhëroj hapjen e dy varreve brenda territorit të tij, pasi një burim anonim kishte informuar familjen Orlandi se trupi i Emanuelës ndodhej në një nga varret e dy princeshave gjermane në varrezave teutonike në Vatikan.

Por në hapjen e tyre nuk u gjet asnjë trup e as ai i princeshave gjermane.

 

Zjarr Tv Ad