Aulon Kalaja nga protesta para kryeministrisë: Të rrëzojmë qeverinë që po shpopullon Shqipërinë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi nga sheshi para kryeministrisë se qeveria e Ramës ka sjellë vetëm të këqija. Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër qeverisë së Ramës.

Kalaja theksoi se nuk duhet të largohet populli, por qeveria e korruptuar që po grabit qytetarët.

“Dita për të nisur një betejë kundër shpopullimit. Qeveria ka tërhequr të gjitha të këqijat. Dita për besa-besë, e keqja fiton kur të mirët nuk bashkohen.

Ndalu pak, shikoje veten, vëllai e shoku yt të kanë lënë vetëm, ikën në emigrim. Ne do të presim, kjo besëlidhje ka vend për të gjithë.

Për ty që rri sot shtrirë dhe ke detin përballë, nuk do përjetosh kurrë këtë që po përjetoj unë tani. Nga ka ky popull ujk që nuk ka nevojë për bari, të shqyen për të drejtat e veta.

Kur një populli nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli, por qeveria. Mbroni shtëpinë, atdheun tuaj.”-tha Kalaja.

Zjarr Tv Ad