Australia i druhet “katastrofës”, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po përhapin flakët në mënyrë të rrezikshme, dhe u kanë marrë jetën 3 personave.

Autoritetet australiane në rajonet lindore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret.

Qytetarët janë apeluar të lënë banesat pasi kushtet atmosferike do të rëndohen më tej ditën e martë.

“Dimë që moti nesër do të jetë në nivele edhe më katastrofike se në ditët e kaluara. Të gjithë duhet të jemi në gatishmëri dhe t’i bindemi zjarrfikësve për të mbrojtur jetët dhe pronat tona,” deklaroi shefja e ekzekutivit e Nju-Sauth-Uellsit.

Në fundjavë, vatrat e zjarrit u morën jetën tre personave dhe shkatërruan 150 banesa.

Mbi 1,000 zjarrfikës vullnetarë po luftojnë me flakët që nga lindje-perëndimi deri në jug të vendit.

Gjysma prej tyre nuk po kontrollohen dhe betejën po e vështirësojnë moti i nxehtë dhe erërat e forta.

Zjarret kërcënojnë edhe kryeqytetin Sidnej.

“Makinën e kam gati. Nuk jam e sigurt por mund të largohem me shpejtësi nëse situata vazhdon,” shprehet një banore.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike vetëm sa do e përkeqësojnë bilancin e fatkeqësive natyrore dhe zjarreve fushore në Australi.

Zjarr Tv Ad