Autobusët elektrikë, linjat ku do të futen për herë të parë

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vitin e ardhshëm  Agjencisë për Eficencën e Energjisë do të fokusohet në dy aspekte: Së pari ndriçimi i rrugëve duke synuar kështu gjetjen e alternativave ekonomike dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe së dyti kryerjen e një studimi fizibiliteti për linjat e mundshme urbane dhe ndërqytetase që do përqafojnë risinë e autobusëve elektikë. Dy procedurat e shpallura së fundmi nga Agjencia kanë për objekt “Projekt ide mbi Elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës.(Me faza)” dhe së dyti “Standardet e ndriçimit Urban dhe Rrugor në Republikën e Shqipërisë”.

Projekti i parë me një fond limit prej 74 milionë lekësh synon që të tërheqë konsulentë që do të japin ide në disa aspekte.

Implementimi i autobusëve elektrikë në zonat urbane, si dhe në linjat ndërqytetase, përkatësisht Tiranë-Durrës, Tiranë-Vlorë, për një sistem transporti sa më efiçent, me synim uljen e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe ndotjen akustike. Dhe së fundmi ngritja e kapaciteteve dhe trajnime të ndryshme për një operim sa më efiçent dhe të qëndrueshëm të sistemit elektrik të autobusëve.

Projekti tjetër me një fond limit mbi 12 milionë lekë synon që të sjellë studim të plotë mbi ndriçimin urban duke përshtatur të dhënat me kërkesat që ka sot Bashkimi Europian. Për një periudhë 9 muaj konsuletit do ti duhet të hartojë studimin duke dhënë detaje mbi projektimin e një ndriçimi sa më efiçent nga pikëpamja e e konsumit të energjisë elektrike, zbatimin e praktikave më të mira të mirëmbajtjes si dhe identifikimin e mundësive për kursimin e energjisë në sistemin e ndriçimit.

 

Zjarr Tv Ad