Automjeti bie nga ura në hyrje të fshatit në Gjirokastër, çifti i bashkëshortëve jashtë rrezikut për jetën

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një aksident rrugor ka ndodhur mbremjen e djeshme në fshatin “Andon Poçi” në ëGjirokastër.Automjeti ka rënë nga ura që gjendet në hyrje të këtij fshati duke shkaktuar lëndimin serioz të dy personave që gjendeshin brenda.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit, të cilët po mundohen poshtë urës për të nxjerrë nga makina çiftin që gjendej në automjet.

Sipas grupit hetimor, mjeti ka rënë nga ura për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të makinës.Çifti i bashkëshortëve nga Humëlica janë dërguar në spital teksa kanë marrë lëndime, por jo në pasoja për jetën.

Zjarr Tv Ad