Autoriteti i Konkurrencës ditën e sotme hapi hetim për tregun e vajit vegjetal, pasi qytetarët ngritën shqetësimin se çmimi i vajit ishte rritur ndjeshëm.
Pas hapjes së hetimit ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se vendimi i Komisionit të Konkurrencës është shumë i ngadaltë, pasi ka më shumë se 10 ditë që zhvatja me një litër vaj arrin deri në 100 lekë. Sipas tij, tani duhet të hetohet për zhvatje dhe të vihet nën kontroll marzhi i fitimit.
“CMIMI I VAJIT NJE ZHVAAAATJEEEEE!
Vendimi i komisionit te Konkurrences eshte aq i ngadalte, aq i lodhur sa CMIMI I VAJIT e ka kapercyer dhe e ka mbytur teresisht!
Ka me shume se 10 dite qe zhvatja me nje liter vaj ARRIN DERI NE 100 LEKE!
Tani vlen vec nje gje;
INVENTARI I GJENDJES SE MAGAZINES, ADMINISTRIMI I DEKLARATAVE DOGANORE PER SASITE, CMIMIN E PERIUDHEN KUR VAJI KA HYRE NE SHQIPERI, HETIMI PER ZHVATJE DHE NE FUND, VENIE NEN KONTROLL E MARZHEVE TE FITIMIT”, shkruan Braçe.