Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet.
Nga kilometri 7.3 deri në 8.6, janë zëvendësuar të gjitha ndarëset prej betoni me ndarëse metalikë, për faktin se trafikndarëset prej betoni nuk lejojnë kullimin e ujërave në rastet e reshjeve të dendura.
Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.