“Avash, avash se ka gazetarë”/ Pamjet e dhunës së policisë ndaj të riut në protestë, prokuroria pushon çështjen. Vasili: Shkelje shumë e rëndë e ligjit, KLP të hetojë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve lidhur me denoncimin e bërë prej tij për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët. Vasili publikoi dhe pamjet e siguruara nga Panorama.al, ku duken policë civilë që në protestën qytetare tërheqin zvarrë një të ri mbi të gjitha në sy të medias se thonë “avash, avash se ka gazetarë”.

Deklarata e plotë e deputeti të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Sot Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin e turpshëm dhe skandaloz të pushimit të hetimeve lidhur me denoncimin e bërë nga ana jonë për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët.

Është e qartë për të gjithë që shteti policor është vendosur mbi prokurorinë ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prokuroria të kërkonte zbatimin deri në fund të ligjit dhe të mbronte qytetarët.

Të nderuar qytetarë po ju paraqis një prej videove të cilat u dorëzuan në prokurori e që tregon qartë dhunën kafshërore të individëve të paidentifikuar në shërbim të qëndrimit kriminal të policisë, gjithashtu ju duhet të shikoni sesi vetë policia përpiqet në mënyrë mafioze të fshehë dhunën kur thotë ‘Kujdes se ka gazetarë dhe media’.

Këtë dhunë të tmerrshme të evidentuar qartë edhe nga mediat shqiptare, prokuroria e Tiranës jo vetëm nuk e heton por e rëndon aq shumë situatën e saj saqe guxon dhe ta mbyllë.

Prokuroria arrin deri aty, saqë këto veprime t’i quajë normale gjithashtu mbyll sytë edhe para individëve të paidentifikuar që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve duke pasur armë zjarr në brez.

Sjellja e prokurorisë është flagrante është në shkelje shumë të rëndë të ligjit, po aq sa policia që ka ushtruar dhunën.

Ndaj, i kërkoj sot publikisht Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit Tiranës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje, të vihen në shërbim të ligjit dhe qyetarëve për të hequr këtë damkë turpi që u vendos mbi prokurorinë duke mbrojtur dhunën kriminale të evidentuar qartë e të konsumur publikisht.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/506572917568991

Zjarr Tv Ad