Aventura e çmendur e 21-vjeçarit/ Udhëtoi 28 ditë me biçikletë për të parë gjyshen…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij, duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës, vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij. 21-vjeçari nga Peja, ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë, vetwm  për të përqafuar gjyshen Rabe.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte. Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sfidash.

“Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. kisha mungesë uji, ushqim. nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja.

Zjarr Tv Ad