Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Futbollisti i kombëtares Eros Grezda është transferuar në Turqi ku ka nënshkruar një kontratë me klubin e Manisa.
Skuadër që militon në kategorine e dytë të futbollit në Turqi. Klubi dhe futbollisti e kanë bërë publike marrveshjen nëpërmjet rrjeteve sociale ku kanë publikuar foto gjatë firmosjes së kontratës. Vetë 27-vecari është shprehur i lumtur për aventurën e re duke thënë se ka firmosur në një klub me objektiva të qarta.
“Bashkë do ta ngjisim klubin në Superligë aty ku ka edhe vendin” ka thënë Grezda. Futbollisti sezonin e fundit është aktivizuar në Kroaci me skuadrën e Sibenik, ku në 12 ndeshje të luajtura ka shënuar 2 gola.
Ndërsa me kombëtaren sulmuesi nuk ështe grumbulluar kohët e fundit për shkak të një krisjeje me stafin.