Gjykata e Tiranës, ka lënë sot në burg sanitaren Tire Alldervishit, 58-vjeçares që arrestua për mashtrim, zbuluar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lidhur me ngjarjen, kanë folur dy avokatet e Alldervishit, të cilat janë shprehur se; klientja e tyre, është në gjendje jo të mirë psikologjike.
Gjithashtu, avokatet kërkuan një masë më të lehtë sigurimi sot në gjyq, me afat 1-mujor. Avokatet thanë se; Tirja ka qenë e infektuar, ndaj gjendja e saj nuk është e mirë. Për të mbështetur deklaratën e tyre, avokatët thanë se do të japin prova që tregojnë një tjetër tablo të situatës.
“Ngjarja është e rëndë për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me kovid dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo. Ne i konsiderojmë provat të paligjshme, kemi prova të tjera për zbardhjen e kësaj ngjarje. Kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë, ose caktimin e një mase arrest në burg për 30 ditë sa ne të dorëzojmë prova të reja.”, kanë deklaruar avokatët.