Pas lajmit të bërë publik nga ish-kryeministri Berisha, se Klement Balili është vetedorëzuar në policinë e shtetit mengjesin e sotmëm, ka reaguar njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi. Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku.
Vetëdorëzimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi një burim nga Ministria e Drejtësisë njoftoi se Greqia i është përgjigjur në fund të dhjetorit të kaluar, përmes një letërporosie, kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që këmbëngulte t’i dorëzoheshin prova shtesë të 46-vjeçarit.
Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i Prokurorisë, që në vitin 2018 zgjati tri herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si “magjistari”.