Avokati: Lefter Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore. Do dëgjoni të vërtetën e tij, fakte që deri më tani…

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i ish ministrit Lefter Koka ka folur sot për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO që rrëzoi dhe kërkesën e radhës për zëvendësimin e masës së arrestit të tij.

Avokati ka deklaruar se ish ministri Koka ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas tij, ekipi ligjor i Kokës do kërkojë gjykimin e cështjes në themel dhe aty paralajmëroi se ish ministri do të japë qendrimin e tij.

Avokati: Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë zoti Koka për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Të premten kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën për zëvendësimin e masës për inceneratorin e Fierit pavarësisht se administroi mendimet e 5 ekspertëve që konkluduan që Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore e nuk mund të vijojë të mbahet në paraburgim.

Gjykata mori dhe rolin e mjekëve dhe të ekspertëve.

Sot ishte kërkesa për Elbasanin, seanca e radhës në 7 nëntor pra shumë larg sa i takon ecurisë.

Në këto kushte ne si ekip ligjor i zotit Koka do kërkojmë sa më parë që cështja të shkojë në gjyq në themel.

Ai nuk mund të viojë të jetë në paraburgim. I vetmi person që u ndalua në momentin e parë në shtëpinë e tij. Janë më shumë se 10 muaj në ato kushte shëndetësore në një shoqëri ku do mbizotëronte ligji ai sot do ishte i lirë.

Foj mediat në procesin me dyer të hapura ku do dëgjojni më shumë nga tani përvec akzuave politike me të cilat është arrestuar.

Ai është vërtet i sëmurë por ende gjallë e do mbajë qënndrimin e tij përmes procesit ligjor në atë proces.

Hetimet kanë pasur kohë të mjaftueshme, janë 10 muaj që kanë kaluar duket hetuar prokuroria, nuk mund të zgjatet më se vijimi i mbajtjes në burg në këtë mënyrë në kushte të rënduara shëndetësore është i padrejtë.

Në gjykimin e themelit do keni mundësi të dëgjoni të vërtetën e zotit Koka, fakte e argumente që nuk i keni dëgjuar deri më tani, të cilat deri më sot janë bazuar vetëm mbi atë kallëzim politik e vendimmarrjet e gjykatave kanë zgjedhur rrugën politike.

Zjarr Tv Ad